Shumë aktivitete në dukje të padëmshme janë shkak i mosfunksionimit të mirë të saj. Ja disa nga “veset” që dëmtojnë zemrën tonë dhe që duhet të mundohemi t’i shmangemi:
Nevrikosja - Personat agresivë e vendosin zemrën në sforco të tepruara duke e dëmtuar atë.
Mërzia - Mërzia çon në një stil jete shumë pak të shëndetshëm: pihet më shumë duhan dhe pije alkoolike kur je i mërzitur.
Fjetja më pak se 5 orë gjatë natës - Personat që flenë më pak se 5 orë në natë rrezikojnë dy herë më shumë të goditen nga sëmundjet e zemrës se personat që flenë 7 orë gjatë natës.
Shikimi i tepërt i TV - Qëndrimi për orë të tëra para TV rrit rrezikun e infarktit.
Aktiviteti i tepërt fizik - Është gabim i madh të bësh palestër apo sport pa limit. Zemra mund të mos e përballojë.
Të ngrënit e mishit të kuq - Mishi i kuq ka shumë yndyrë që rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.