e enjte, 7 prill 2011

Skandal në ushtrinë australiane, seks live në “Skype”

Një femër australiane efektive e ushtrisë deklaron se është filmuar pa dijeninë e saj teksa kryente seks me një rekrut më të vogël ndërsa ai kishte montuar gjithçka për tu parë në internet nga shokët e tij.
18 vjeçarja, e cila është identifikuar deri më tani vetëm me emrin “Kate” tha se marrëdhënia seksuale ishte konsensuale por se nuk ishte lajmëruar më parë nga partneri për faktin se ai kishte montuar vvebkamera që lejonin gjashtë shokët e tij në dhomën ngjitur të shikonin seksin direkt përmes shërbimit Skype.

Fotot e marra nga video qarkulluan në të gjithë akademinë ushtarake të trupave elitë në Canberra.

Policia federale australiane po heton këtë rast dhe ministri i mbrojtjes Stephen Smith pranoi se kjo do të ndikojë në uljen e reputacionit të forcave të armatosura. Ministri theksoi se të përfshirët në këtë incident do të shkarkohet nga Akademia dhe nga Forcat e Mbrojtjes sapo të provohet lidhja me këtë çka ka ndodhur./zhurnal/
shko