Në librin me titull “108 minutat që ndryshuan botën” të publikuar në Rusi janë pasqyruar disa deklarata në lidhje me Gagarinin. Sipas librit autoritetet sovjetike kanë fshehur të vërtetën e uljes 200 milje larg vendit në të cilin duhej të ulej Gagarini në Tokë.
Sipas shkrimeve të publikuara në libër me rastin e 50 vjetorit të nisjes në hapësirë të Gagarinit, për shkak të llogaritjes së gabuar të vendit të zbritjes nga ana e shkencëtarëve, ai ka zbritur 500 milje larg Moskës në një vend ku nuk ka qenë askush. I zbritur në vendin e gabuar për shkak të një përllogaritjeje të gabuar, Gagarini ka qenë i detyruar të përdorë mjetet e komunikimit për të lajmëruar autoritetet.
Në librin e gazetarit rus, Anton Pervushin bëhet e ditur se janë thënë gënjeshtra në lidhje edhe me mënyrën e zbritjes në Tokë të Gagarinit. Në të kundërt të asaj që ka thënë Gagarini, në libër thuhet se nuk ka zbritur me mjetin hapësinor Vostok por me parashutë. Dhe kjo gënjeshtër është thurur nga sovjetikët për t’iu përshtatur rregullave të cilat e specifikojnë këtë udhëtim si një rekord botëror. (start)