Këtë turne e organizon Federata e Xhudos së Kosovës dhe klubi i xhudos Ippon nga Peja.
Sipas organizatorëve në turneun tradicional do të paraqiten rreth 200 xhudistë nga tetë shtete të rajonit. "Xhudistët kosovarë do të kenë punë me xhudistë cilësorë të rajonit, sidomos me ata të Malit të Zi që vijnë në përbërjen më të fortë.
Në turne do të paraqiten edhe dy xhudistet më të mira kosovare, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova", thuhet në një njoftim të FXHK-së.