e hënë, 11 prill 2011

Vajza që nuk ka larë dhëmbët që 10 vjet

Njëzetvjeçarja Ji Hyun Ji për herë të fundit ka larë dhëmbët kur ishte vajzë, dhe as atëherë nuk i kishte larë vet, por në këtë i ndihmoi e ëma.

Edhe pse Ji Hyun Ji nuk ka larë dhëmbët që 10 vjet, fjala është për një vajzë tërheqëse, e cila falë zakoneve të saj të çuditshme do të paraqitet në emisionin e njohur televiziv “Virusi nga Marsi”, i cili shfaqet në kanalin jugkorean tvN. 

Në fund të emisionit në të cilin do të paraqitet Ji Hyun Ji, do të marrin pjesë edhe dentistët, të cilët do të japin mendimin e tyre për dhëmbët e vajzës, transmetojnë agjencitë. 


“Nuk e kuptoj pse njerëzit pastrojnë dhëmbët. Nuk është se njerëzit shikohen në gojë. Midis tjerash, shtresa e ushqimit mbron dhëmbët”, ka thënë Ji Hyun Ji./kn
shko