e hënë, 11 prill 2011

Drenusha Latifi pozon e zhveshur

Këngëtarja kosovare, Drenusha Latifi, këto ditë është prezente me klipin më të ri të këngës “Aspak”. Ndryshe nga klipi i parafundit që Drenusha shfaqet e mbuluar me gjethe në gjoks, në këtë klip Drenusha shfaqet shumë glamuroze dhe elegante, si dhe me një grim të hatashëm si yjet botërore. 

Këngëtarja ka theksuar se tashmë i është futur seriozisht muzikës, duke lënë mënjanë edhe modelimin për shkak të kushteve në të cilat po ecën kjo fushë në Kosovë dhe po realizon më shumë klipe të shtrenjta. Kënga e fundit “Aspak” ka një tematikë që u dedikohet meshkujve të cilët nuk janë besnikë ndaj femrave. 


Drenusha, përveç këtij klipi, është duke realizuar edhe një tjetër klip, por këtë radhë në Shqipëri do jetë një këngë me klip më ekstravagant, pasi tani ashtu e kërkon publiku dhe tregu muzikor. Këngëtarja ka realizuar edhe një set me foto shumë provokuese në të cilat shfaqet e zhveshur, me gjoks të mbuluar me flokët e saj. Fotoja është realizuar në studio të fotografit Arton Humolli, ndërsa “Panorama plus” e ka siguruar ekskluzivisht për lexuesit e saj. Shijojeni bukurinë! e Drenushës./panorama
shko