e premte, 1 prill 2011

Zihen për femra, vritet një shtetas shqiptar

Një zënkë për femra mes dy shqiptarëve dhe disa grekëve ka përfunduar me vdekjen tragjike të një shtetasi shqiptar. Emigranti shqiptar u plagos për vdekje nga
një shtetas grek, në një rrugë pranë Akropolit në Athinë të enjten në mëngjes, raporoti Balkanweb të premten. 

Gjithçka nisi në një klub nate, ku shqiptari ndodhej bashkë me një mik të tij, e ku mbërriti më pas edhe një i ri grek, i shoqëruar me katër femra. 


Sipas policisë, e cila iu referohet dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, pasi që shqiptari kishte filluar të ngacmojë femrat, është ngatërruar me shtetasin grek, në drejtim të të cilit hodhi edhe një karrige, por karrigia fluturoi në drejtim të njërës prej vajzave. 


Dy grekë të tjerë nxituan ta ndihmojnë dhe u përleshën më shqiptarët, në një zënkë ku dolën thikat në shesh, me të cilat një nga shqiptarët u plagos rëndë. 
Ai u transportua për në spital, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
shko