Studentët më të suksesshëm kanë pasur 23.9 rrahje më shumë në minutë se sa është normalja, shkruan “Daily Mail”. Ata të cilët kanë pasur rezultate më të dobëta kanë pasur 3,9 rrahje më shumë se numri normal.
Është zbuluar që numri më i madh i rrahjeve më shpesh ishte i lidhur me vigjilencën e rritur se sa me ankthin nervor. Por disa ankthe të njohura edhe si:”stresi i mirë”, janë treguar efektive sepse studentët mendimet dhe fokusin e vet për shkak të kësaj i përqendrojnë vetëm në detyrë.
“Rritja e rrahjeve të zemrës është shenjë e eksitimit të rritur te studentët. Kjo i shtyn t’i tregojnë aftësitë e tyre më të mira, por megjithatë nuk jemi të sigurt që ky është shkak i drejtpërdrejtë”, ka thënë udhëheqësja e hulumtimit, Suzanne Chamberlain.
Hulumtuesit megjithatë nuk rekomandojnë përdorimin e stimulanseve, të cilat do të rrisnin numrin e rrahjeve të zemrës, siç janë pijet energjike. Në dhjetë vitet e fundit numri i studentëve që përdorin stimulanse është rritur për dhjetë për qind, dhe kjo pastaj shpesh lidhet me çrregullimet e gjumit./kn