Votimi i sotëm në Komisionin e politikës së jashtme është një ndër votimet paraprake të draft/raportit, i cili pritet të kthehet në raport në votimin e Parlamentit Europian më 15 shtator.
Në Parlamentin Europian nevojitet një votim i thjeshtë, në mënyrë që procesi i liberazimit të ecë përpara për të mbërritur në vendimin më të rëndësishëm që pritet të marrë Këshilli i Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian ne 9 nentor, që duhet të vendosë nëse Shqipëria do të përfitojë nga liberalizimi i vizave apo jo brenda këtij viti.
Në këtë Këshill nevojiten 2 të tretat e anëtareve, pra 22 nga 27 anëtarë që Shqipëria më pas të përfitojë nga liberalizimi i vizave përpara ndërrimit të viteve.
Përfaqësuesit europianë janë shprehur edhe me parë se Shqipëria kryesisht ka përmbushur kriteret teknike që lidhen kryesisht me pasaportat biometrike apo me kontrollin e kufinjve, ndërkohë që ka ende për të bërë në luften ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.