Pak kohë më parë ajo u kthye në qendër të vëmendjes falë një grindjeje në një lokal. Nuk ka qenë një sherr i vogël, por grushtime të vërteta që këngëtarja rebele ka derdhur ndaj një djaloshi.
E gjithë kjo ka ndodhur në një situatë krejt të pavolitshme, pasi këngëtares pak më parë i kishin vjedhur çantën.
Kjo ndoshta ka qenë arsyeja që këngëtarja ka vendosur këtë herë që të thërrasë policinë ose më saktë të telefonojë policinë. Sapo është mësuar se këngëtarja rebele ka gati videoklipin e saj më të ri me titull “Call the police”, ku ajo shfaqet më seksi se asnjëherë tjetër. Kjo mënyrë provokuese është ndoshta e vetmja me të cilën ajo kërkon të komunikojë me policinë, duke pasur parasysh që para pak javësh ajo u kap nga Policia e Qarkullimit Rrugor në Durrës, pasi ishte duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, duke i bllokuar edhe lejen e qarkullimit.
Lexo edhe...