Secret’, deri tani shumë herë ka pozuar në kostume të larjes dhe veshje të brendshme, në katalogun e ri të ‘Victoria’s Secret’, ka arritur të paraqitet në pamje edhe më joshëse dhe më provokuese, duke zgjuar kërshërinë e meshkujve të shumtë.
Candice Swanepoel, engjëlli 22-vjeçar i ‘Victoria's Secret’, e njohur edhe për atë se është njëra ndër trupat më të kërkuar për pozim në bikini, në katalogun e ri të ‘Victoria's Secret’ u paraqit në uniforma seksi.
Duke pasur parasysh që ky nuk është editoriali standard në veshjet e brendshme, Candice arriti t’ua ndezë imagjinatën adhuruesve të saj. Ka pozuar, ndër të tjera, si kauboje, motër medicinale dhe stjuardesë. Përveç këtij pozimi seksi, Candice ka zbuluar edhe një detaj nga jeta e saj intime.
Pas shumë spekulimeve se kush është i dashuri i saj, Candice më në fund e ka pranuar se personi që ia ka rrëmbyer asaj zemrën, është ushtrari Joshua David Jones, i cili gjendet duke shërbyer në
Irak.
E zbuluar rastësisht
Candice ka lindur në Republikën e Afrikës së Jugut, ndërsa agjentët e modës e kishin vërejtur rastësisht si 15-vjeçare në tregun në Durban. Në moshën 16-vjeçare e bukura Candice arrinte të fitonte 5.000 euro në ditë.
Përveç që ka nënshkruar një kontratë prestigjioze me ‘Victoria's Secret’, Candice gjatë vitit ka realizuar fotografi të shumta për ballina të ndryshme dhe set të fotografive për revistat siç janë Vogue dhe Elle, ndërsa ka qenë “fytyrë mbrojtëse” e Nike-s, Diesel-it, Guess-t dhe Versus-t, për të cilët ka realizuar reklama.
Tommy Hilfiger, Dolce&Gabbana, Sass&Bide, Betsey Johnson dhe Diane von Fürstenberg janë vetëm disa nga emrat e disenjatorëve, koleksionet e të cilëve i ka veshur në pistat e modës.
Shiko edhe...


