e enjte, 14 tetor 2010

Djeget "zastava" e Serbisë! (video)

Pamje e marrë nga video incizimi i
Ora News
Digjet "zastava" e Serbisë!


Pas djegies së flamurit shqiptar nga disa çetnik serbë në Itali gjatë ndeshjes me Italinë, vjen reagimi i tifozëve Kuq e zi që djegin flamurin serb përpara përfaqësisë diplomatike të Serbisë në Tiranë. 


Flamuri shqiptar u dogj në Stadiumin e Xhenoas, në shenje proteste kundër pavarësisë së Kosovës. 


Ky veprim sipas përfaqësuesve të Tifozave Kuq e Zi, ai ishte një veprim i papranueshëm, ndaj dhe këta të fundit vendosën ti përgjigjen me të njëjtën monedhë.


Në orët e mbrëmjes së ditës së martë tifozët shqiptarë kanë protestuar para ambasadës serbe në Tiranë ku edhe kanë djegur flamurin serb. 


Ndërkohë që gjatë kësaj proteste nga tifozët është qëlluar edhe një punonjës i policisë i cili ka tentuar të mos lejojë protestën të zhvillohej para derës së ambasadës. 


Madje për të shpërndarë tifozët forcat e policisë kanë qëlluar disa here me armë në ajër. 


Por nuk dihet nëse plumbat ishin të vërtetë apo manovër.



shko