Wayne Rooney është dëbuar nga Manchester Unitedi që mos të pengojë përgatitjet e skuadrës për derbin me Manchester Cityn, shkruan gazeta angleze "The Sun" .
Ndeshja në mes Unitedit dhe Cityt zhvillohet të mërkurën e ardhshme.
Ylli i Unitedit, Rooney, është shokuar kur të shtunën është dërguar në SHBA me urdhër të klubit, për të vazhduar fazën rehabilituese.
Ylli i Unitedit, Rooney, është shokuar kur të shtunën është dërguar në SHBA me urdhër të klubit, për të vazhduar fazën rehabilituese.
"Djajtë e kuq" pranojnë se duhet ende kohë për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet me sulmuesin. Gjakrat ende janë të nxehta pas kërcënimeve me largim që bëri Rooney muajin e kaluar.
"Ne vetëm kemi menduar se është në interes të tij dhe të klubit të kemi ndryshim të skenarit edhe për pak kohë", ka thënë zëvendëstrajneri i Unitedit, Mike Phelan./ koha