Mbretëresha britanike, Elizabeta II, ka hapur profilin e saj në rrjetin social Facebook, është njoftuar sot nga zyra e saj në Londër.
Mbretëreshës 84-vjeçare, do t’i paraqiten video xhirimet, fotot dhe lajmet, të cilat do të azhurnohen rregullisht.
Të interesuarit mund të dërgojnë porosi në Buckingham Palace dhe të lënë komente në faqen e internetit të Mbretëreshës.
Familja mbretërore tashmë ka profilin e saj në ueb sajtin e fotove Flickr, dhe i ëshët bashkuar Twitterit më 2009, ndërsa nga viti 2007 ka video kanalin në YouTube.