Mbrojtësi i majtë francez, Patrice Evra, mendon të largohet nga Manchester Unitedi në fund të stinorit për t'iu bashkuar Real Madridit, shkruan "Goal.com" të shtunën.
Reprezentuesi i Francës ka kontratë me "djajtë e kuq" deri në qershor të vitit 2012, por është i interesuar që karrierën ta vazhdojë në Spanjë. Këtë ua ka thënë edhe shokëve të tij.
"Patrice ka qenë i interesuar të largohet në janar, por tash është i lumtur që ka firmosur kontratë të re dhe do të largohet në fund të stinorit.
Ai është i brengosur nga rruga që po ndjek klubi i tij dhe është mjaft i emocionuar nga mundësia për të luajtur në Real Madrid, klub të cilin vërtet e admiron", ka thënë një burim i afërt me futbollistin.