Barcelona nuk e ka ndërmend të kthejë Zlatan Ibrahimoviqin, edhe nëse krerët e Milanit refuzojnë të përdorin opsionin për të blerë reprezentuesin e Suedisë.
Ibrahimoviq është duke luajtur huazim në Milan këtë edicion, por skuadra "rossonere" ka opsion për të blerë sulmuesin gjatë verës. Krerët e Barcelonas nuk dëshirojnë që Ibra të kthehet në "Camp Nou" shkruan gazeta "Il Giornale"
Madje edhe nëse Milani refuzon të paguajë dëmshpërblimin skuadra katalunase do të kërkojë skuadër të re për të shitur Ibrën.