Kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka thënë se partia e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, është parti për vizion dhe që ka punuar vazhdimisht për ndërtimin e shtetit. “
Isha në krye të një sulmi të lig. Ishte i pandershëm dhe kishte për qëllim ta ndante LDK-në.
Por kjo parti nuk bjen pre e fushatave të orkestruara. Është parti e njerëzve të lirë dhe demokratikë”, ka thënë Sejdiu para delegatëve të kuvendit.
Më tej i pari i partisë ka thënë se LDK-ja mbetet e përkushtuar për reforma të mëdha.
“Korrupsioni frenon investimet e jashtme. I bën të pamundshme dhe investimet e brendshme. Duhet të ndalet krimi i organizuar që paraqitet në formë të shantazhit të bizneseve”, ka thënë Sejdiu/ indeksonline