Numri i femrave që iu nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale estetike po rritet dita-ditës.
Edhe atyre vajzave, që nuk kanë rënë ende pre e këtij tundimi, është e sigurt se ndonjë mendim i tillë turbullues u kalon nëpër kokë.
Pjesa tjetër pastaj ndahen në dy kategori. E para, “as e vdekur nuk do ta bëja një gjë të tillë” dhe e dyta “do të më pëlqente, por nuk kam mundësi”. Zakonisht meshkujt, këtu përjashtohen ata që e aplikojnë kirurgjinë estetike në trupin e tyre, preferojnë të qëndrojnë larg kësaj çështjeje.
Fundja nuk mund të bëjnë asgjë nëse e dashura, gruaja, motra ose nëna, shpreh dëshirën për të ndryshuar pamjen e jashtme, duke iu nënshtruar kirurgjisë estetike. Shprehja e meshkujve, të cilët i shoqërojnë gratë e tyre për të bërë një vizitë te kirurgu estetik është kjo: “Nëse të pëlqen të bësh një ndryshim, bëje, për mua nuk ka shumë rëndësi”. Për të kuptuar se çfarë mendojnë me të vërtetë meshkujt për kirurgjinë estetike, nëse tërhiqen nga një gjoks i madh i bërë apo buzët e fryra nga silikoni, na e shpjegon më mirë një docente e seksologjisë klinike.
Doktoresha ka bërë publike përfundimet e një studimi lidhur me temën në fjalë. Sipas saj ka shumë të reja që mendojnë se mund ta zgjidhin përmes kirurgjisë estetike një krizë në çift. “Kjo është tendenca e fundit e përhapur mes femrave. E keqja është se vajzat nuk e kanë ende të qartë se asnjë ndërhyrje estetike nuk mund të jetë çelësi i suksesit për të zgjidhur një problem. Gjithashtu nuk mund ta mohoj faktin se, kur një grua i nënshtrohet një ndërhyrjeje të tillë, e bën duke menduar që të rrisë vetëvlerësimin, të ndihet mirë me trupin e saj dhe të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes së partnerit”, shpjegon doktoresha.