e diel, 7 nëntor 2010

Kam fjetur me 1500 burra, por s'jam prostitutë.

Kam fjetur me 1500 burra, por s'jam prostitutë. Jam mjeke popullore

Kjo grua ka kryer marrëdhënie me qindra meshkuj dhe pjesa më e madhe e tyre janë burrat, apo të dashurit e grave të tjera. Por Mare Simone, 54 vjeçe, nuk e quan veten prostitutë, por një "peshkope e seksit", një tip "mjeke popullore" që siç shprehet, "ia ka kushtuar jetën e saj çifteve që kanë pasur probleme në dhomën e gjumit".

Sipas shtypit britanik, që boton historinë e kësaj gruaje, si një terapiste seksi, ajo ka dhënë mësime dashurie për më shumë se 10 000 klientë brenda një harku kohor prej 23 vjetësh.


Edhe ndërsa ajo bën llogarinë, rezulton se ka kryer marrëdhënie seksuale me 1 500 prej tyre dhe insiston në idenë se nuk ka asgjë të jashtëligjshme në atë që ajo bën.


Mare thotë: "Unë e fitoj jetesën duke fjetur me burrat e grave të tjera, apo me të dashurit e tyre. Por në asnjë mënyrë nuk jam prostitutë, përderisa ajo bëhet në një atmosferë terapeutike dhe shëruese. Njerëzit më paguajnë për të konsultuar dhe për të kuruar problemet e tyre, jo për seksin.


Mua më duket vetja sikur jam krijuar për të ndihmuar të tjerët të kenë një jetë seksuale sa më të shëndetshme. Klientët e mi largohen të kënaqur, pasi kanë gjetur një besim seksual të ri."


Mare Simone

Gruaja beqare, nga Londra Perëndimore, pret gati 5 takime në ditë dhe shikon njerëz nga të gjitha llojet. Ajo thotë: "Klientët e mi janë të të gjitha moshave, prerjeve, masave dhe profesioneve; ata më gjejnë nëpërmjet organizatave të ndryshme seksuale, apo ndonjë terapist seksi i ka këshilluar të më takojnë mua. Burrat zakonisht kanë nevojë për ndihmë... Para se ata të takohen me mua, sigurisht që duhen të kenë bërë një test anti-HIV.

Edhe gratë vijnë tek mua. Unë u tregoj atyre se si të kënaqin veten e tyre dhe si të bëjnë dashuri me trupat e tyre. Të gjitha seancat e mia nisin në të njëjtën mënyrë. Ne e nisim me bisedë, ndërsa unë u përkëdhel duart, për t'i bërë ata të ndihen të çlodhur dhe besues me mua. Pas kësaj ne bëjmë një ushtrim në pasqyrë. Shohim trupat tanë.. Ata ndihen shumë të ndrojtur për trupin e tyre.. Në këtë pikë unë nis të bëj masazh.. Më në fund është koha për të vendosur çdo mësim "në praktikë"...


Mësimi që u jep Mara të gjithëve është ky: Problemet duken sikur kanë të bëjnë me trupin, por kjo nuk është e vërtetë, sipas saj: "Problemet nuk janë fizike. Ato janë në mendje dhe kanë shumë të bëjnë me besimin në vetvete."
shko