Shpesh herë sjelljet e njëjta të dy individëve me seks të kundërt, interpretohen ndryshe vetëm thjesht nga fakti se njëri është femër dhe tjetri mashkull.
P.sh. nëse një grua nuk di të lexojë një hartë, kjo interpretohet si një provë e një njohurie më të vogël të grave.
Ndërsa në rastin kur një burrë nuk di të lexojë një hartë, kjo interpretohet si një nga gjërat që ai nuk di të bëjë.
Reflektohet mbi ndryshimet apo ngjashmëritë mes burrave dhe grave, duke thyer disa mite të tjera, si: femrat nuk janë më të shoqërueshme se meshkujt, janë më sugjestionuese; femrat nuk janë aspak më të zonjat në aftësinë intuitive: femrat nuk e kanë nivelin e autostimës më të ulët dhe nuk është e vërtetë që femrat janë të privuara nga motivimet.
Atëherë lind pyetja, nëse burrat dhe gratë janë kaq të ngjashëm, përse perceptohen si shumë të ndryshëm?
Kjo ndodh sepse ka një betejë idesh dhe arsyetimesh të ndryshme, që të bëjnë të mendosh edhe për ndryshimin, edhe për ngjashmërinë. Ja një fakt që do iu çudisë dhe që i ndan qartë burrat nga gratë: Burri mendon për pasionin dhe për seksin çdo 52 sekonda, ndërsa mendja e gruas evokon skena pikante një herë në ditë.