e diel, 7 nëntor 2010

Liverpooli ndali Chelsean

Më në fund një ndeshje që kënaqi tifozët e flakët të Liverpoolit, skuadër kjo që tash e sa muaj nuk ka ditur të shijojë pothuaj fare suksese. Fitorja e sotme është edhe më e vlefshme, pasi u korr në duel me skuadrën me kryesuesin e Premier League të Anglisë, ekipin e fortë të Chelseat. Padyshim që trim i kësaj ndeshje ishte Fernando Torres, i cili shënoi të dy golat për Liverpoolin që në pjesën e parë. 


Nga dy ndeshjet tjera, vlen të veçohet edhe humbja e papritur e Arsenalit në Londër kundër ekipit Newcastle 0:1, si dhe fitorja tjetër e një skuadre mysafire, ajo e Mancehster Cityt kundër West Bromwich Albion 2:0, me dy gola të super Mario Balotellit në pjesën e parë, por i cili më vonë, në minutën 63 u përjashtua nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë. Por kjo nuk i mjaftoi ekipit vendës që t’i shpëtojë disfatës.


Arsenal                0 - 1    Newcastle U.

West Brom         0 - 2    Manchester C.
Liverpool            2 - 0    Chelsea
shko