Njoftimi për kontratë për këtë furnizim është publikuar sot, më 05.11.2010 në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, www.mpb-ks.org dhe në faqen zyrtare të KRPP-së, www.ks-gov.net/krpp. Kjo fazë do të mbyllet më datën 30.11.2010.
Procesi tenderues do të zhvillohet me dy faza:
Faza e parë - do të jenë procedurë e kufizuar para-kualifikuese dhe
Faza e dytë – ku do të konkurrojnë vetëm ato kompani të cilat kualifikohen, dhe me këtë rast përzgjidhet fituesi.
Procedura e tenderimit do të zgjasë deri në 3 muaj.
Ministria e Punëve të Brendshme do të sigurohet që i tërë procesi të jetë transparent dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.