Punëtorët Trafikut Urban kërkojnë takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës i cili deri më tash nuk ka pranuar një gjë të tillë.
Drejtues të Sindikatës së Pavarur të kësaj ndërmarrje kanë deklaruar për Kosovaonline se ata nuk e kanë ndër mend të largohen nga objekti i Komunës edhe pse zyrtarët komunalë kanë kërkuar ndihmën e policisë për të larguar ata nga ndërtesa.
Ndryshe, sindikalistët e Trafikut Urban të hënën janë takuar me nënkryetarin e KK të Prishtinës nga i cili takim kanë dalë pa asnjë rezultat.
Greva e Trafikut Urban ka nisur me 29 tetor 2010 me kërkesë rritjen e pagave dhe pagesën e pagave të mbetura borxh si dhe lirimin e tregut nga operatorët ilegalë.
Azhornuar së fundi ( e premte , 05 nëntor 2010 )