Kryeministri Thaçi e falënderoi ministrin Shaheed për njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Republikës së Maldiveve, si dhe për kontributin dhe mbështetjen e diplomacisë së Maldiveve për njohje te reja të Kosoves.
“Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen tuaj. Miqësia dhe raportet e ndërsjella midis Republikës së Kosovës dhe Republikës sëMaldiveve do të thellohen në të ardhmen në të gjitha fushat”, theksoi kryeministri Thaçi.
Nga ana e tij, ministri Shaheed përcolli përshëndetjet dhe shprehjen e mbështetjes së vazhdueshme të presidentit dhe të institucioneve të Maldiveve për Republikën e Kosovës, të thellimit të miqësive midis dy popujve dhe shteteve, si dhe u zotua për forcim të raporteve në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të dyanshëm shtetëror.