Para pak castesh, i pyetur mbi rezultatet e takimit, Sejdiu tha vetëm se ishte një mbledhje në kuadër të përgatitjeve për Kuvendin e nesërm të partisë.
Pra, nuk ka ende një tërheqje të Sejdiut sic pritej nga mediat dhe nuk duket as ndonjë marrëveshje.
Burime nga LDK bëjnë të ditur se nesër në kuvend mund të shkojë puna deri tek votimi i fshehtë nga delegatët dhe pasi të propozohet edhe Isa Mustafa, mund të jenë të dy në garë për kreun e partisë.