e martë, 12 prill 2011

Thaçi dhe Dell u bashkohen ministrave në Bullgari

Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, sot do t’iu bashkohet gjashtë ministrave të Qeverisë së Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Bullgari për të hartuar planin e Qeverisë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Nesër, këtij grupi do tu bashkohet edhe kryeministri, Hashim Thaçi, raportojnë mediat. 
Gjashtë ministra të Qeverisë së Kosovës po qëndrojnë në Bullgari ku janë duke hartuar planin e Qeverisë për zhvillim ekonomik të vendit.


Me ndihmën e Komisionit Evropian, Bankës Botërore dhe USAID-it, në Bullgari do të vendosen pikat kryesore të Planit të Punës së Qeverisë./kn
shko