shefin e Entit të Statistikave të Kosovës, Ibrahim Shabani, njoftuan se deri më tani janë regjistruar 1.5 milionë banorë, kurse regjistrimi nuk do të përfundojë më 15 prill, ashtu siç është parapa.
Duke e cilësuar procesin si shumë të rëndësishëm dhe duke ftuar qytetarët që t’i përgjigjen regjistrimit, sipas Kosovapressit, ministri Jagxhillar tha të martën gjatë një konference për media se ky proces duhet kuptuar në mënyrë të drejtë nga qytetarët dhe se ai do të ndikojë vetëm tek statistikat.
“Unë dëshiroj edhe njëherë me ritheksoj, që regjistrimi i popullatës, ose regjistrimi në Republikën e Kosovës, absolutisht nuk ka asgjë lidhur me atë, pyetjeve ose përgjigjeve a do të ndikojë në posedimin e pronës, as në taksat, as në lidhje me regjistrimin civil me marrjen e shtetësisë, ose me humbjen e shtetësisë, është thjeshtë një proces statistikor, i cili kërkohet edhe me standarde evropiane dhe ndërkombëtare”, ka theksuar ai.
Ndërsa shefi i Entit të Statistikave në Republikën e Kosovës, Ibrahim Shabani tha se deri më tani janë regjistruar rreth 1.5 milionë e popullsisë.
“Për të ditur se sa është përqindja e daljes në regjistrim, apo të regjistruesve, atëherë duhet pikësëpari të kemi pikënisje për të gjetur përqindjen, duhet ta dimë se sa është numri për me ditë përqindjen se sa kanë dalë, mirëpo përafërsisht mund të themi se për dhjetë ditë, përafërsisht 1.5 milionë banorë janë regjistruar”, potencoi Shabani.
Mirëpo në këtë një milion e gjysmë të popullsisë, sa janë regjistruar, nuk bëjnë pjesë edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë në pjesën veriore, pasi që sipas Shabanit nuk mund të ketë regjistrim pa regjistrues dhe të regjistruar.
Ndërsa lidhur me këtë ministri Jagxhillar tha se në bashkëpunim me grupet relevante që kanë ndihmuar në regjistrim, janë duke u bërë përpjekje që regjistrimi i popullsisë të filloi edhe në atë pjesë.
Për më tepër për shkak të neglizhencës së qytetarëve të veriut të Kosovës për t’u regjistruar, regjistrimi i popullsisë në Kosovë pritet që të mos përfundojë më 15 prill ashtu siç ishte paraparë, duke mos u bërë e ditur se për sa kohë sa do të zgjasë. Ndërsa regjistrimi i serbëve në veri ende mbetet më shumë si dëshirë, se sa si diçka që pritet të realizohet./kn