Vetëm katër vjet pas disfatës në votime, republikanët janë rikthyer sërish.
Në vitin 2006 amerikanët ua hoqën pushtetin në zgjedhjet legjislative.
Më pas, sërish në vitin 2008, përmes votës presidenciale edhe Shtëpia e Bardhë kaloi në duart e demokratëve.
Ishte një votë që i dënoi republikanët për të gjitha zullumet që bënë, kryesisht në ekonominë e vendit dhe në kontributin e tyre të madh në plasjen e krizës financiare. Për të mos përmendur këtu dy luftërat e mëdha shkatërrimtare, që veç financave dhe të vrarëve, shkaktuan edhe prishjen e imazhit të Amerikës jashtë vendit.
Por vota e fundit legjislative, rezultati i të cilave pritej, ka qenë në fakt një goditje për demokratët dhe një besim që u jepet sërish republikanëve.
Arsyeja është se amerikanët, një pjesë e tyre, e kanë marrë inat Obamën dhe demokratët në përgjithësi.
Zgjedhjet e mesit të mandatit të 2 nëntorit të kaluar panë fitoren më të madhe që kanë pasur republikanët në Kongres në këto 72 vitet e fundit. Ata morën 60 vende në Kongres dhe në Senat kanë fituar 6 vende shtesë, edhe pse nuk do të mund ta kontrollojnë.
Në këto kushte, mësimi për Barak Obamën është shumë i thjeshtë: të forcohet dhe të bëhet gati për dy vite të vështira përplasjesh dhe betejash të ashpra me kundërshtarët e tij të vendosur për t’ua kthyer pas të gjitha reformat. Sigurisht që është e qartë se kjo ishte një votë inati e amerikanëve kundrejt vështirësive ekonomike me të cilat po përballen.
Një votë që është dhënë kundër shkaktarëve të depresionit dhe krizës më të madhe që pësoi vendi që nga viti 1930, edhe pse shkaktarët e saj ishin në të vërtetë republikanët.
Tashmë shanset e tij për të kaluar ligje në Parlament janë pakësuar, edhe pse vështirësi nuk do të thotë pamundësi.
Nëse për Obamën rruga është e mbushur plot me gropa, për republikanët ajo është e mbushur me të çara të mëdha. Më konkretisht për shefin e ri të Kongresit, John Boehner. Ai trashëgon një deficit jashtëzakonisht të madh prej një trilion dollarësh, që është një prej shkaqeve që ka vështirësuar shumë tregun e punës.

Për të këshilluar liderin e ri të republikanëve mbi gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëjë, është një gjë e lehtë tani në fillim të legjislaturës.
Disa i kanë rekomanduar që “ta kryqëzojë” Obamën. Bëhet fjalë për ekstremistët që duan ta acarojnë situatën. Por kjo nuk do të ishte një këshillë e mirë, madje do të ishte një gabim i madh. Një gjë e tillë do të ishte një tërheqje vëmendjeje nga çështje shumë më të rëndësishme dhe shumë më të mprehta. Bllokimi i të gjitha iniciativave të demokratëve të administratës së Shtëpisë së Bardhë në emër të mohimit të gjithçkaje që vjen nga Obama është kundërproduktiv dhe do t’i nxirrte republikanët menjëherë në dritë të keqe. Madje një gjë e tillë do t’ua shkatërronte tërësisht republikanëve shanset për të çuar njeriun e tyre në Shtëpinë e Bardhë. Ndaj ata, duke pasur përvojën e së shkuarës, do të përpiqen që mos t’i përsëritin gabimet, duke nxjerrë njëherazi në dritë të keqe demokratët.