e martë, 9 nëntor 2010

Bon Jovi: Unë politikan?

"Jon Bon Jovi e pranon se ka parë ditë më të mira në jetën e tij, por pas një çerek shekulli albumesh dhe turnesh të vazhdueshme në të gjithë botën, gjithsesi ai ndihet i bekuar. 48-vjeçari që jeton një pjesë të mirë të kohës në Brazil, thotë se këtë herë ëndrra e tij mund të ketë të bëjë me politikën"
 
Edhe sepse kur flet për politikën Bon Jovit i ndriçojnë sytë, ai nuk e pranon hapur se ka ambicie politike dhe se do të donte që një ditë ta shihte veten të ngjiste shkallët e kësaj karriere të shumëdëshiruar në rini. 

Ai mendon se të qenit politikan është një punë “dreqi” dhe se janë shumë të pakët ata që janë me të vërtetë të dedikuar dhe idealistë. 

Si person idealist dhe për të bërë atë që ndjen, duke qenë se ka edhe mundësi, Jon ka çelur një fondacion që ka si synim luftën kundër varfërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në këtë iniciativë ai kalon një pjesë të mirë të kohës. 

Ai thotë se është shumë i bindur në atë që bën dhe në atë që beson. “Mendoj se bota bëhet më e mirë nga njerëzit që çmojnë ndjenjën para parasë dhe gjërave materiale. Unë jam për atë që duhet ta ndash tepricën e pasurisë, pasi bota është e mbushur me njerëz që jetojnë në kushte të paimagjinueshme dhe se kjo mungesë balance nuk i bën mirë askujt. Unë mundohem që të bëj sa mundem”

Megjithatë ai nuk mund të fshehë një dëshirë të tijën që nëse një ditë përmes politikës do të mund të sillte ndryshimin, ai mund ta pranonte edhe një sfidë të tillë, për të mirën e të tjerëve.



shko