Këta fëmijë janë Devan dhe Leonie, përkatësisht 6 vjeçe dhe 5-muajshe, vajzat e një prej grave më të bukura në botë, Monica Belluci që edhe pse në moshën 46 vjeçe, deklaron:
“Ky libër për mua është lamtumira nga rinia, të paktën nga ajo biologjike. Sepse unë ndihem shumë mirë me veten time. Sapo solla në jetë një vajzë të mrekullueshme dhe kam një jetë familjare të lumtur. Ndoshta nuk jam më bukuroshja e dikurshme, por jeta është kështu: me kalimin e viteve ose e pranon realitetin, ose vret veten”.
Belluci sapo ka nxjerrë në qarkullim një libër me fotografitë e saj që nga fëmijëria.
Njëra më e bukur se tjetra.
Të ardhurat nga shitja e tij thotë se do të shkojnë për bamirësi dhe do të ndahen mes shoqatës së prindërve të fëmijëve të sëmurë me kancer dhe asaj që ndihmon gratë në vështirësi.
Përmbledhja hapet me një fotografi të sajën në moshën 13 vjeçe. Gjithçka të kujton fëmijërinë e atëhershme dhe problemet me të cilat përballen sot vajzat e moshës së saj. Natyrshëm të lind pyetja çfarë do t’u mësojë dy vajzave?
Fëmijët do të rriten ashtu si ata duan, sepse kjo më duket gjëja më e drejtë që një prind mund të bëjë.
Vajzave të mia u jap shumë dashuri, udhëtojmë bashkë dhe i marr gjithmonë me vete.
Do t’i ndjek nga pas deri sa të rriten dhe nëse do të më respektojnë më vonë, do ta bëjnë se do e kuptojnë se me sa shumë dashuri i kam rritur.
E di që në një farë moshe do të jenë të lira të bëjnë çfarë ato duan.
Atëherë shpresoj vetëm që të kenë pasion për atë çka do të bëjnë në jetë, sepse ai është burimi i vetëm që të mban gjallë dhe të jep shpresë.
