Lilly Allen po shërohet në spital. Mirë reagon në ilaçe, ndërsa gjendja po i përmirësohet nga ora në orë.
“I falënderon të gjithë fansat e saj për mbështetjen dhe njëkohësisht i lut që të dashurin e saj, Sam Cooper, ta lënë të qetë. Kur të dal nga spitali, çifti do të bëjë një deklaratë të përbashkët”, ka thënë menaxheri i këngëtares britanike për mediet.
Të gjithë konfirmojnë se këngëtarja po merr kujdesin më të mirë të mundshëm, por janë të shqetësuar për gjendjen e saj fizike. Lilly është thyer mentalisht, pasi për herë të dytë humbi fëmijën, të cilit i ishte gëzuar shumë. Lajmin e gëzuar për shtatzëni e bëri të ditur në gusht, ndërsa vetëm para dy jave ka njoftuar se pret të lind djalë.