e hënë, 20 dhjetor 2010

Edhe bletët gabojnë kur lodhen

Shkencëtarët amerikanë zbuluan se edhe bletët ashtu sikurse njerëzit, fillojnë të gabojnë kur lodhen.
Duke krahasuar bletët, gjumi i të cilave u prish me një pajisje magnetike, medisa të tjera, specialistët panë se bletët e lodhura nuk arrijnë të punojnë mirë.
Bletët punëtore mundësojnë informimin e bletëve të tjera rreth gjetjes së burimit të polenit. Ky informacion i transmetohet bletëve të tjera nëpërmjet “kërcimit tundës” për t’i drejtuar drejt luleve të pasura me nektar.

Sipas studimit, kur bletët janë të përgjumura dhe të lodhura u dobësohen këta aftësi dhe dëmtohet procesi i transmetimit të informacionit . Kërcimi i bletëve të lodhura është më i ngadaltë se kërcimi i bletëve të çlodhura.
shko