Barazimi i ditës më natën (21 dhjetor) dhe eklipsi i Hënës, do të ndodhin në një ditë në kontinentin amerikan pas plot 456 vitesh. Në këtë “rastësi historike”, Hëna do marrë ngjyrë bakri.
NASA bëri të ditur se eklipsi, i cili do të mund të shihet në një pjesë të Amerikës Veriore dhe të asaj Jugore, për here të fundit është parë në ditën ku barazohet dita me natën në vitin 1554.Shkencëtarët këshillojnë të përdoren dylbi ose teleskopë që nuk dëmtojnë syrin. Eklipsi do të ndodhë nesër në orën 09:41 dhe do të zgjasë afërsisht një orë.
Fred Espanak nga Qendra e Fluturimit Hapësinor “Goddard” e lidhur me NASA-n theksoi se e gjithë Amerika e Veriut mund ta shohë këtë takim historik.
Bëhet e ditur se për shkak të veprimtarive vullkanike të ndodhura këtë vit në të gjithë botën, në atmosferë është përhapur shumë pluhur dhe për këtë arsye gjatë eklipsit të Hënës ajo mund të duket pak më e errët se zakonisht.
Brenda vitit 2011 do të realizohen dhe dy eklipse të tjera të Hënës, përkatësisht në muajin Qershor dhe Dhjetor./gs