e mërkurë, 22 dhjetor 2010

Faith e fton Dick Marty-n, "Hajde në Kosovë"

Shefi i zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë Piter Faith ka thënë se Dicky Marty është njeri
serioz dhe deklaratat e tij duhet të merren seriozisht, por ai ka shtuar se derisa nuk vërtetohet fajësia çdo kush është i pafajshëm.

Faith gjatë një interviste në RTV 21, ka thënë se duhet të merren të gjitha veprimet e duhura qe këto raportime të hetohen. Madje sipas tij Dick Marty duhet të ftohet që të vij në Kosovë dhe Shqipëri dhe t’i ofrohet bashkëpunim për hetime.

“Dick Marty duhet të vij në Kosovë dhe Shqipëri, duhet t’i ofrohet bashkëpunim. Ftesën për të duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë. Përmbi Kosovë është një mjegull ajo duhet të zhduket sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Faith.

Ai nuk beson se ky raport është një konspiracion kundër luftës së UÇK-së.“Këtë raport nuk e shoh si konspiracion kundër luftës së UÇK-së, duhet të veprojmë në mënyrë racionale, dhe jo me emocione, ta ndajmë përgjegjësin individuale”, ka shtuar Faith. Ai nuk beson qe ky raport do të jetë pengesë në rrugën e Kosovës drejtë BE-së pasi sipas tij konstatimet janë ende të pa bazuar. Por Faith pranoi se në aspektin psikologjik, ka një lloj ndikimi pasi imazhi i Kosovës me këtë raport do të dëmtohet./indeksonline
shko