Ministrja e jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey ka mbrojtur njohjen zyrtare të shtetit të saj për
Kosovën, pas akuzave për trafikim organesh ndaj kryeministrit Thaci. Sipas saj, njohja dhe qëndrimi për një vend nuk duhet të lidhet me individë.“Hashim Thaci është në krye të qeverisë prej janarit 2008. Deklarata e pavarësisë dhe njohja e shumë shteteve nuk varet nga ai”, ka thënë ajo në intervistë për gazetën Tages-Anzeiger.
Ajo ka thënë se Zvicra nuk është shteti i parë që e ka njohur Kosovën, dhe nuk ka problem për këtë. Javën që shkoi, u shty ceremonia e ndarjes së cmimit “Diaspora” nga Kosova për Calmy Reyn për shkak të raportit të Dick Martyt. /indeksonline