e mërkurë, 22 dhjetor 2010

A do te ndikoj raporti I Martit në njohje?

Raporti I Dik Martit do të ketë ndikim në ngadalësimin e njohjeve por asesi nuk do të mund ta
bllokoj këtë proces”. Kështu I ka thënë Radio Dukagjinit, zëdhënësi I Qeverisë në largim, Memli Krasniqi. Nga ana tjetër analistët thonë se raporti I zviceranit Marti ka lëkundur edhe shtetet mbështetëse të Kosovës e lëre më ato që kanë qenë në pozitë neutrale.

A mund ta imagjinoni një edicion të lajmeve në mediat shqip folëse këto ditë pa e përmendur qoftë edhe një herë raportin e Dick Martit?

E për fatin e keq të kombit tonë, me këtë raport nuk janë duke u marr vetëm mediat e vendit por edhe ato botërore dhe tashmë pranohet që ka ndikuar në imazhin e Kosovës.

Por a mund të ketë ndikim ky raport në procesin e njohjeve?

Ministrja e jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey ka mbrojtur njohjen zyrtare të shtetit të saj për Kosovën, pas akuzave për trafikim organesh ndaj kryeministrit Thaci. Sipas saj, njohja dhe qëndrimi për një vend nuk duhet të lidhet me individë.

“Hashim Thaci është në krye të qeverisë prej janarit 2008. Deklarata e pavarësisë dhe njohja e shumë shteteve nuk varet nga ai”, ka thënë ajo në intervistë për gazetën Tages-Anzeiger

Por zëdhënësi I Qeverisë në largim, Memli Krasniqi pranon se në përiudhën afatshkurter raporti mund të ndikojë në ngadalsimin e njohjeve.

“Apsolutisht që ka qenë një tendencë që do ta ketë ndikimin e vet por në asnjë mënyrë nuk mundet që ta bllokoj këtë process” ka thënë Krasniqi

Nga ana tjetër analisti Roland Gjoni thotë se imazhi I Kosovës është dëmtuar dhe ky dëm sipas tij ka mundur të parandalohet kur Marti ka viztuar Prishtinën dhe Tiranën, kur dihet që ky një njeri ka në gjenë sindromen anti shqiptare. Gjoni potencon se tani do të jetë shumë më e vështirë të sigurohen njohjet.

“Edhe tek shtetet që mund të quhen si mbështetës ose protektor të Kosovës vihet re njëfar hezitimi se si ta marrin apo jo këtë raport, imagjino cfarë mund të jetë impekati tek shtetet që gjithmonë kane qenë të dyzuara rreth njohjes së Kosovës.” është shprehur Gjoni

Analisti Roland Gjoni pohon se ky raport do të jetë mundicion I Serbisë që do të përdoret për të bllokuar njohjet e Pavarësisë së Kosovës./Radio Dukagjini


shko