e hënë, 20 dhjetor 2010

Manchester UTD shitet për 1.7 miliardë euro

Familja mbretërore e Katarit siç duket është duke synuar të bëjë një lëvizje prej 1.7 miliardë euro për ta blerë Manchester Unitedin.

Katari ka siguruar të drejtën për ta organizuar Kupën e Botës 2022, dhe mendohet se sundimtarët synojnë që deri atëherë ata të bëhen më të famshëm në aktivitetet e futbollit.

Dhe ata tashmë i kanë blerë të drejtat e sponsorizimit të fanellave të Barcelonës, marrëveshje kjo e cila besohet të jetë marrëveshja për fanella më e madhe në histori.

Tani “The Mirror” ka bërë të ditur se familja mbretërore e Katarit është e gatshme që të ofroj një ofertë marramendëse për ta blerë klubin, dhe njëkohësisht të përgatis një pako financiare për trajnerin Sir Alex Ferguson që të bëjë “kërdinë” në tregun e lojtarëve./yp
shko