e hënë, 20 dhjetor 2010

Manchester City, 50 milionë për Torresin

Manchester City dëshiron medoemos që të gjejë një zëvendësues të denjë të Carlos Tevezit, pasi kohët e fundit është deklaruar se ai dëshiron të largohet nga klubi, sipas “The News of the World”.

Fernando Torres mund të jetë ai lojtar të cilin trajneri i Cityt, Roberto Mancini, do ta blejë nëse sulmuesi i tij argjentinas largohet.

Klauzola e vendosur në kontratën e sulmuesit spanjoll mund ta detyrojë Liverpoolin ta shesë atë nëse një ofertë në vlerë 50 milionë funte vendoset në tavolinë.

Është kuptuar se Torresi do të preferonte një kalim tek Chelsea se sa te City, dhe se sulmuesi do të dëshironte të priste deri në verë, kur ai do të kishte më shumë kohë për të shqyrtuar opsionet e tij./yp
shko