krahasuar me rastet kur personi është përfitues i ndihmës nga të tjerët.
Kjo do të thotë se përkrahja, ndihma që dikush mundet t’i bëjë familjarëve, bashkëshortit, a të tjerëve ka më tepër përfitime për vetë personin sesa për individët që e marrin këtë lloj përkrahjeje. Ndjenja e dashurisë herë na mbron e herë na bënë më të pavëmendshëm, më të papërqendruar e më të shqetësuar.
Shumë studime kanë treguar se gjatë periudhës së rënies në dashuri dhe gjatë përjetimit intensiv të saj, sidomos në gjashtëmujorin e parë, nivelet e serotonines, një neurotransmetues, janë tepër më të larta sesa vlerat normale. Studiuesit kane studiuar alterimet e niveleve te serotonines gjatë rënies në dashuri me luhatjet e niveleve të saj gjatë çrregullimeve obsesivo-kompulsive.