e martë, 14 dhjetor 2010

QNR fut vota ne karantinë

Sipas burimeve të Toplajm, Qendra e numërimit dhe rezultateve ka futur disa kuti të votimit në karantinë. Ata dyshojnë se në këto kuti ka parregullsi.

Gjasat janë të mëdha që ata ti rekomandojnë KQz-së që përkatësisht nga prejardhja e këtyre kutive ato vendvotime të dërgohen në rivotim. Për këtë nuk duhet leja e panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa.

Një parregullsi tjetër e evidentuar është orari se kur jan nisur kutitë e votimit nga qendrat në QNR. Psh. Votat nga Podujeva deri në Prishtinë kanë ardhur për 3 orë. Distanca ndërmjet Podujevës dhe Prishtinës është 30km.

shko