e martë, 14 dhjetor 2010

Mediat boterore: Thaçi boss i krimit. Qeveria: Duan te na njollosin

Fotografia e kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, ka zënë ballinat e gazetave të njohura ndërkombëtar dhe agjencive. 
Jo sepse i fitoi zgjedhjet në Kosovë, por për një akuzë të rëndë të lëshuar nga Këshilli i Evropës. Njëri prej raportuesve të këtij institucioni, Dick Marty, në një raport që prezantohet të enjten, hedh pretendime se “Thaçi është bosi i krimit, mafias e trafikimit dhe se vepron me katër anëtarë të tjerë nga Grupi i Drenicës”.

Gazeta prestigjioze britanike The Guardian vazhdon ta mbaj në ballinën kryesore këtë shkrim me orë të tëra, ndërsa tashmë edhe Reuters i ka dedikuar një shkrim të gjatë këtij raporti, i cili pritet të zbuloj detaje të reja. 
Magazina e njohur amerikane Foreing Policy, duke cituar gazetën shkruan “The Guardian me një shkrim tjetër bombastik, kësaj radhe jo me dokumente të WikiLeaks flet për kryeminstrin e Kosovës, Hashim Thaçi”.
Washington Post e titullon shkrimin “Raporti: UÇK-ja pas trafikimit të organeve me njerëz”, ku mes të tjerash shkruan se “kryeministri me mbështetje amerikane konsiderohet si bossi i mafias”.
Raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës, thirret në burimet e agjencive botërore të intelegjencës. Raportuesi Marty njihet si kundërshtar i njohur i pavarësisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës reagoi duke e cilësuar shpifje raportimin e tij.
"Është e papranueshme që shpifjet e nje anëtari të Asamblesë Parlamentare të Këshilit të Europës të paraqiten si opinione të vet institucionit, i cili nuk ka të bëjë me raportin e cituar. Është e qartë se dikush dëshiron të pengoj Kryeministrin Hashim Thaçi pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat qytetarët e Kosovës, në mënyrë të qartë dhe masive i dhanë besimin për të vazhduar programin zhvillimor dhe qeverisjen e vendit tonë." thuhet ne komunikaten e Qeverise se Kosoves./toplajm/indeksonline

Veprimet e tilla të ulta dhe bizare, nga njerëz pa asnjë kredibilitet moral, mund të jenë në shërbim vetëm të qarqeve të caktura që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj.
shko