E njohim si modele, këngëtare por më së shumti si e fejuara e Shpat Kasapit. Kjo është Afërdita Dreshaj e cila gjatë këtij viti që po lëmë pas nuk ishte aktive vetëm në modelim, por edhe
në muzikë. Shqiptarja nga Mali i Zi e që jeton në Amerikë ka publikuar albumin e parë të saj me titull “Just kiss me”.
Bukuroshja Dreshaj është kandidate në “Miss Universe Kosova” që do të mbahet me 15 janar, ndërsa thotë se dëshira për 2011-ten është që të fiton këtë garë dhe të prezanton Kosovën në spektaklin botëror “Miss Universe”.
Kur menduam se je shkëputur nga skena e modës për të kaluar në muzikë, na doli lajmi që po merr pjesë në konkursin “Miss Universe Kosova 2011”. Cila ishte arsyeja e pjesëmarrjes tënde në këtë garë bukurie?
Unë asnjëherë nuk kam thënë se jam shkëputur nga moda, përkundrazi kam thënë se nuk shkëputëm, sepse skenat e modës ma kanë dhënë suksesin tim më të madh. Në “Miss Univrse Kosova” vendosa të konkurroj sepse dua të provoj që ta prezantoj Kosovën në “Miss Univrse 2011”, por para kësaj unë jam duke punuar maksimalisht që të prezantohem sa më bukur në spektaklin e Kosovës, ndërsa jurisë i mbetet të më vlerësoj.
Ishte dëshira e jote për të marr pjesë në këtë spektakël apo të bën ftesë vet organizatorët?
Ka qenë dëshira ime e flakët, mirëpo sa herë që kam pas seanca fotografimi me disa fotograf, me kanë sugjeruar të konkurroj. Më në fund edhe vendosa!
Vlerësohesh si pretendente për të fituar çmimin e parë. Pse mendon se publiku dhe juria duhet të zgjedh ty?
Në radhë të parë faleminderit për vlerësimin. Unë do të jap maksimumin tim si çdo herë tjetër, ndërsa shpresoj që publikut dhe jurisë të i pëlqejnë paraqitjet e mia.
Je nga Mali i Zi, e fejuar në Maqedoni, jeton në Amerikë, ndërsa dëshiron të përfaqësosh Kosovën në “Miss Universe 2011”. Po që se fiton, si duket jo vetëm që do të përfaqësosh Kosovën, por gjithë trojet shqiptare, apo?
Nëse fitoj sigurisht se do të përfaqësoj gjithë shqiptarinë, sepse në të vërtet ne jemi një! Mirëpo ende është herët të flitet për fitues, gara është e hapur dhe të shohim se si shkojnë punët deri në fund.
Megjithatë krahas sfilatave të modës, nuk ke ngelur prapa as më muzikë. Cilat kanë qenë sukseset gjatë këtij viti?
-Kam sjell albumin tim të parë “Just kiss me”, kam bërë videoklipe, kam marr pjesë nëpër koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, por pa lënë anash modelimin ku isha pjesë e shumë sfilatave.
Po ndonjë planë që nuk të është realizuar, a ke pasur?
Të gjitha planet me janë realizuar. Të shohim vitin që po vjen!
Albumi ashtu sikur edhe kënga me videoklip titullohet “Just kiss me”. Kujt i thua vetëm më puth?
Duhet të pyesni Beken, sepse ai ka qenë tekst-shkrues (haha). “Just kiss me” është thjeshtë një tekst i mirë i cili mua më ka pëlqyer dhe e kam kënduar.
Megjithatë ti Afërdita, kë e puth më së shpeshti dhe më me dëshirë?
Shpatin dhe mamin.
Je e fejuara e Shpatit. Sa është e vështirë që të jetë e fortë një lidhje dashurie mes dy artistësh aq më tepër kur jeni larg njëri tjetrit?
Është shumë e lehtë kur ke një marrëveshje të shkëlqyer. Dashuria jonë është me e fort se çdo gjë!
Në këngën e fundit të Shpatit kemi vrenjtur se për stilin e veshjes je përkujdesur ti. E bën këtë vetëm për Shpatin apo e mendon stilizimin si profesion të ardhshëm?
Hë për hë këtë e bëj vetëm për veten dhe Shpatin.
Festa e Vitit të Ri po afrohet. Ku do ta festosh Vitin e Ri?
-Do të jam me koncerte në Kanada.
Cila do të ishte dëshira që do të doje të plotësohet kur akrepat shënojnë orën 24.00?
-Të fitoj vendin e parë në “Miss Universe Kosova” dhe të përfaqësoj Kosovën në “Miss Universe”. Por, kjo thjeshtë është dëshirë e imja sikur që mund të jetë e secilës konkurrente.
Cilat janë projektet tua për vitin 2011?
Këngë të reja, videoklipe, sfilata dhe fotosesione të shumta...
Po dasma është në planet e juaja të këtij viti?
Ende nuk kemi bërë plane për dasmë.
Urime dhe mbarsi në vitin 2011!
Urime juve dhe lexueseve tuaj të cilët i përshëndes dhe i puth shumë./yp
Arben Gjinaj