Kështu është përgjigjur presidenti i Serbisë, Boris Tadiq në pyetjen nëse do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçit gjatë bisedimeve të ardhshme.
Në një intervistë për Blic, Tadiq ka thënë se bisedimet e ardhshme janë planifikuar në nivel ekspertësh ndërsa ende nuk
dihet është planifikuar takim me Thaçin.“Serbia është e gatshme të hyjë në negociata me Kosovën në javët në vazhdim. Ne e kemi ekipin negociator dhe platformën. Është e qartë se në Prishtinë janë mbajtur zgjedhjet dhe po formohen institucionet. Kuptohet edhe raporti i Dick Martyt e ka tronditur skenën në Kosovë dhe atë botore. Një hetim është mëse i nevojshëm”, ka thënë Tadiq. /indeksonline