e hënë, 3 janar 2011

Shpallet gënjeshtari më i mirë në SHBA

David Milz nga Wisconsini është zgjedhur për gënjeshtarin më të mirë nga 500 garues, të cilët kanë marrë pjesë në garën vjetore të
“Klubit të gënjeshtarëve” në Burlington.

Inspektori 49-vjeçar në shkollën fillore në Wisconsin, David Milz, është shpallur gënjeshtari më i mirë për vitin 2010 në SHBA, ndërsa gënjeshtra me të cilën ka fituar titullin thotë – “gati e kisha një të dashur, por më la para se të takohemi”.

David Milz e kujtoi këtë gënjeshtër gjatë verës, kur po bënte shaka me miqtë dhe iu duk mjaft e mirë që ta dërgojë në konkursin e “Klubit të gënjeshtarëve” në Burligton, njoftojnë mediet amerikane. Ishte mjaft i habitur kur dëgjoi se ka fituar nga 500 garues pikërisht gënjeshtra e tij. 
shko