Burokracia angleze vazhdon të jetë dhe të pengojë shumë emigrantë për të kryer punën e tyre, madje edhe ata që shkojnë
aty në mënyrë legale. Kjo burokraci shpesh e ka prekur edhe futbollin, por kjo kryesisht ka ndodhur me futbollistë afrikanë apo aziatikë, por kësaj radhe i ndodh një ballkanasi. Edin Dzeko kishte udhëtuar drejt Manchesterit për të nënshkruar me Cityn, por pasi kishte kryer vizitat mjekësore, gjithçka u ndalua. ‘Qytetarët’ shpresonin që të kryenin marrëveshjen shpejt, në mënyrë që boshnjaku të debutojë për skuadrën në FA Cup ndaj Lecester Cityt, mirëpo sipas te gjitha gjasave kjo nuk do të ndodh.Krejt kjo për shkak se Edin Dzeko nuk ka leje pune dhe pa të nuk mund të luajë për Cityn. Sipas Clacioneës 24, për të marrë një leje punë në Angli, procedurat zgjasin deri në 28 ditë, që do të thotë se 24-vjeçari nga Bosnja nuk do të mund të pajiset me kohë, pasi afati kalimtar përfundon para mbylljes së procedurave të rregullta për leje pune.
Mirëpo si duket skuadra e Cityt është përkujdes shpejt qe ky problem të zgjidhet, derisa Dzeko, tashmë është prezantuar si lojtar i Mancheseter Cityt./indeksonline/