Nganjëherë frika ndaj dashurisë është e shprehur qartë dhe në mënyra të ndryshme. Nuk ndjehesh mirë ndaj marrëdhënieve të dashurisë me personin tjetër, madje je i vetëdijshëm se po frikësohesh dhe je i pasigurt. Por mund të ndodhë që të jetosh me besimin se me të vërtetë dëshiron të kesh dashuri në jetën tënde.
Nganjëherë ndodh që ta fillosh lidhjen, por diçka ndodh, bie fjala mosmirëkuptimi, grindja, karakteret e ndryshme etj. Kjo gjë gjithnjë përsëritet, por frika nga dashuria shpjegohet në mënyra të tjera. Shpesh herë njerëzit, në mënyrë të pavetëdijshme shprehin besimin e tyre se nuk meritojnë të kenë lumturi, madje në mënyrat më të egra si: përdorin drogë, pinë alkool ose çojnë jetë të parregullt.
Tërheqja
Janë pikërisht hormonet ato që janë përgjegjëse për ndjenjat epshore që na zgjohen kur kemi pranë personat që dëshirojmë më tepër. Por edhe pse na zgjohen ndjenjat epshore, ne nuk nxitojmë. Pse? Sepse është truri ynë që na dallon prej kafshëve, në mos të gjithëve, shumicën prej nesh. Rregullat e shoqërisë, mjedisi në të cilin jemi rritur, frika që kemi prej sëmundjeve, si dhe shumë sfida të tjera jetësore na kanë aftësuar që ta mposhtim, atëherë kur duhet, kërkesën natyrale për intimitet. Madje, edhe kur ato janë shumë urgjente./yp