e diel, 9 janar 2011

Si të rifitoni partnerin?


Kohët e fundit keni përshtypjen se ai nuk ju dëgjon më kur i thoni diçka. Në çdo kohë duket sikur është i humbur shpirtërisht. Në kokë i sillen disa

mendime që për ty janë të panjohura. Nuk të do ashtu siç të ka dashur më parë dhe ashtu siç dëshiron ti. Pra, ka ardhur çasti i fundit që të ndërmerrni disa veprime për ta bërë për vete. Ngutuni, sepse koha ndoshta është duke punuar kundër jush. Mirëpo, këshillat e verifikuara se çfarë duhet të bëni, garantojnë se patjetër do të keni sukses. Aq më parë, në qoftë se në “fushëbetejë” keni hyrë tepër vonë.

Indiferente 

- Në qoftë se ai pi kafenë pa sheqer dhe pa qumësht, kur ia bëni kafenë nxirrini edhe sheqer edhe qumësht. Dhe anasjelltas... Harrojeni ditëlindjen e tij. Mos i rregulloni flokët ashtu siç i pëlqen atij. Në qoftë se ju kundërshton, i thoni se me modelin e mëparshëm e ke ndierë veten si një femër e huaj. Mos u kujdesni më për rrobat e tij dhe për facoletat e tij. Mos ia bëni gati gjërat që i ka hedhur në dysheme, aq më shumë nëse ato i ka hedhur në dhomën e tij të punës. Harroni t’ia përgatitni darkën. Mos harroni të thoni kohë pas kohe se vërtet “jeni ngopur me të”.

Bëjeni xheloz 

- Ftoni në shtëpi ndonjë mik tuajin të vjetër nga gjimnazi apo nga studimet për "të pirë" nga një gotë dhe rrini me të derisa të kthehet ai në shtëpi në mënyrë që takohet me të. Në qoftë se ai ju telefonon dhe ju thotë se do të vonohet, i thoni të mos ngutet, sepse... Lejoni që t'i gjejë në çantën tuaj dy bileta për kinema apo për në teatër. Merrni ndonjë gazetë në të cilën dikush tjetër ka plotësuar fjalëkryqin dhe lëreni në një vend ku ai mund ta gjejë.

Dërgoji vetvetes një telegram i cili do të arrijë kur ai të jetë në shtëpi. Telegrami duhet të jetë i shkurtër dhe i qartë. Blijini vetes ndonjë unazë të shtrenjtë. Vëreni në gisht para "hundëve" të tij. Kur t'ju pyet, skuquni (mund të bëhet edhe kjo) dhe thoni: “Ma ka blerë nëna!” Në qoftë se ai ju thotë se në mbrëmje nuk do të jetë në shtëpi, thoni se çdo gjë është në rregull. Madje, zëshëm - sikur do ta ndjeni veten më mirë kur nuk është ai në shtëpi. Në qoftë se ju telefon nga ndonjë qytet tjetër natën, kujdesuni që në dhomë të jetë i hapur magnetofoni apo radioja dhe të dëgjohet ndonjë muzikë e lehtë.

Flirtet, “ilaç” 

- Keni dalë me bashkëshortin në darkë në një restorant. Pas ushqimit kryesor, i thoni se duhet të shkoni patjetër në tualet, mirëpo ndaluni tek telefoni. Bisedoni së paku 10 minuta me ndonjë miken tuaj. Në qoftë se ju pyet se me kë biseduat aq gjatë, i thoni të vërtetën, por skuquni. Kur jini e sigurt se ai është vetëm në shtëpi, porositeni dikë t’ju kërkojë në telefonin e shtëpisë, dhe kur të dëgjojë zërin e burrit tuaj, ta lëshojë receptorin. Lëreni te ndonjë mike orën apo ndonjë stoli, të cilën jua ka dhuruar ai. Lëreni atje disa muaj. Thoni se do të trashëgoni pasuri të mjaftueshme. Në qoftë se vëreni se ai është duke shikuar ndonjë femër kur jeni në restorant, i thoni "Ajo është vërtet një femër e mirë, por mashkulli që është me të është njëqind herë më i bukur". Në qoftë se edhe këto këshilla nuk ju ndihmojnë, lëreni të shkojë në rrugën e tij. Nuk ka asnjë kuptim që të jetoni bashkë me atë njeri që nuk dëshiron të jetë me ju./yp
shko