e diel, 9 janar 2011

Sllovakia nuk merr pjesë në Eurovision

Shërbimi publik i Sllovakisë ka konfirmuar se megjithatë nuk do të marrë pjesë në kontestin e
sivjetshëm të Eurovisionit në qytetin gjerman Dyseldorf, ndërsa si arsye janë theksuar problemet financiare dhe riorganizimi i këtij shërbimi. 
Televizioni sllovak (SVT) është paraqitur për pjesëmarrje në Eurovision, por para përfundimit të vitit paralajmëroi tërheqjen e mundshmen dhe heqjen dorë nga gara. 
Unioni i Transmetuesve evropianë (EBU) ka njoftuar në ditën e fundit të vitit 2010 se në Eurovisionin e këtij viti në Gjermani do të marrin pjesë 43 vende, midis të cilave edhe Sllovakia./koha
shko