e premte, 21 janar 2011

Fyhet shqiptarja Erinela Bitri në "Grande Fratello"

Shqiptarja nga Berati po çmend shtëpinë e Grande Fratellos (Big Brother) në Itali. Bukuroshe, inteligjente dhe shumë e vendosur,
Erinela Bitri, e cila ka hyrë në këtë reality show më 10 janar, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shikuesve si dhe banorëve të shtëpisë së veçantë të cilët ndjehen edhe shumë të xhelozuar, sidomos femrat.

Kjo ka sjellë që ajo të jetë pre e sulmeve të herë pas hershme drejtuar asaj. 

Guendalina Tavassi, 24 vjeçe, nga Roma, konkurrente në spektaklin e sivjetshëm në Itali, "Grande Fratello" (Big Brother Italian) ka lëshuar fyerje raciste ndaj shqiptarëve.

Ajo i ka krahasuar shqiptarët me ciganët si “njerëz të këqinj” në një prej audicioneve të këtij viti në Grande Fratello.

Media italiane e ka pasqyruar lajmin me titullin “Guendalina Tavassi, fyen shqiptarët në Grande Fratello”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i babait të konkurrentes në spektakël i cili ka thënë se është i bindur në faktin se vajza e tij ka bërë një pakujdesi dhe qëllimi i saj nuk ka qenë shpërndarja e mesazheve raciale.

Sipas medias italiane, njëri prej konkurentëve në spektaklin që zhvillohet në Itali dhe transmetohet në disa televizione, ka vendosur ta hedhë në gjyq Guendalina Tavassin për shkak të deklaratave të saj në një debat të ndodhur gjatë spektaklit. Duket se deklaratat e nxituara janë pjesë e karakterit të vajzës 24-vjeçare.

Mediat italiane kanë bërë publike edhe një adresë në të cilën mund të shikohet videoja e fjalëve raciste për shqiptarët por nuk është e qartë përse aksesi në këtë material është ndaluar për vizitorët nga Shqipëria./yp
shko