e premte, 14 janar 2011

Katie Price, braktis bashkëshortin për një boksier

Modelja dhe ylli britanik i televizionit Katie Price, e njohur më shumë me emrin artistik Jordan, nuk është pikëlluar aspak për
shkak të dështimit të martesës së saj të dytë me Alex Reid.

Ajo tani po kalon mjaft mirë në shoqërinë e kampionit në boks, Amir Khan. Dhe pikërisht për shkak të kësaj ‘miqësie’ të afërt (më mirë të thuhet për shkak të aferës) me këtë boksier kontrovers, martesa e saj kishte rënë në krizë të thellë, ndërsa tani edhe përfundimisht ka marrë fund.

Bukuroshja dhe boksieri në fjalë ditë më parë ishin në një darkë romantike së bashku, ndërsa ajo e ka përkrahur edhe në Las Vegas, ku ai ka zhvilluar një ndeshje boksi. Së bashku janë parë edhe në një aheng pas premierës së një filmi në Londër.

Tani ish-bashkëshorti i saj, mundës në sportin luftarak në kafaz, Alex Reid, është i rrënuar pasi ka ardhur në përfundim se edhe përkundër përpjekjeve të mëdha, nuk do të mund ta mbajë atë si bashkëshorte.

Takimi gjatë një shou televiziv

Katie dhe Khan për herë të parë janë takuar gjatë xhirimit të shout televiziv 'Scream If You Know The Answer', i cili ishte emetuar në maj të vitit të kaluar. Mirëpo, përveç për shkak të Khan-it, Alex ishte i zemëruar edhe për shkak të afërsisë së saj me trajnerin e kalërimit Andrew Gould.

“Ndarjes së tyre i ka kontribuuar rrëfimet rreth Katie dhe Amir-it. Më pas, ajo me Andrew kishte shkuar në Londër në një maratonë”, ka rrëfyer një mik i tyre. Komunikata zyrtare rreth ndarjes së tyre pas 11 muajve martese, pritet në çdo moment. “Alex planifikon të kthehet në shtëpinë e së ëmës”, ka shtuar ky mik.

Gjatë një ndeje javën e kaluar, Katie, nënë e tre fëmijëve, i kishte thënë njërit prej mysafirëve se i gëzohet bashkëshortit të tretë, me të cilin do të dëshironte të ketë edhe një fëmijë./yp
shko